E martë, 10 Nëntor 2026

Barcelona po shqyrton përforcimin e repartit defensiv në afatin kalimtar të janarit, ndërsa një nga emrat që ka rikthyer në vëmendjen e saj është qendërmbrojtësi i Bayern Munichut, Jonathan Tah.
Sipas gazetarit Florian Plettenberg nga “Sky Germany”, drejtori sportiv Deco dhe trajneri Hansi Flick kanë kërkuar informacione për situatën e mbrojtësit gjerman, të cilin e vlerësojnë si një partner të mundshëm për talentin Pau Cubarsi.
Megjithatë, transferimi i tij në janar duket shumë i vështirë. Tah është i kënaqur në Munich, ka kontratë deri në vitin 2029 dhe Bayerni nuk planifikon ta lejojë largimin e tij gjatë sezonit.
Në rast se kjo marrëveshje dështon, Barcelona ka në konsideratë edhe alternativa të tjera, mes tyre Lisandro Martinezin e Manchester Unitedit, Natanin e Real Betisit dhe Piero Hincapien e Arsenalit.
Klubi katalunas synon të përforcojë mbrojtjen me një futbollist me përvojë, por realizimi i këtij objektivi mbetet i varur nga mundësitë në tregun e transferimeve./04 Online/
Burimi: 04online
