Maqedonci: Buxheti për mbrojtjen në vitin 2027 arrin mbi 224 milionë euro


E martë, 10 Nëntor 2026
Maqedonci: Buxheti për mbrojtjen në vitin 2027 arrin mbi 224 milionë euro

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka cilësuar si më të lartin në historinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës buxhetin e planifikuar për mbrojtjen në vitin 2027.

Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka bërë të ditur se buxheti për mbrojtjen e Republikës së Kosovës për vitin 2027 është planifikuar të jetë 224 milionë e 168 mijë e 705 euro.

Sipas tij, përmes këtij buxheti do të vazhdojnë investimet në modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, furnizimin me pajisje dhe sisteme moderne ushtarake, si dhe në ngritjen e kapaciteteve operacionale dhe zhvillimin e infrastrukturës mbrojtëse.

“Buxheti për mbrojtjen e Republikës së Kosovës për vitin 2027 është planifikuar të jetë 224,168,705 euro, më i larti në historinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit