E martë, 10 Nëntor 2026

Betim Fazliji është bërë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet e nëntorit, pasi është ftuar nga selektori Franco Foda si zëvendësim për Lumbardh Dellovën, i cili u largua nga grumbullimi për shkak të lëndimit.
Mbrojtësi iu bashkua menjëherë ekipit dhe mori pjesë në stërvitjen e paradites në Kampin Nacional në Hajvali.
I lumtur për rikthimin te Dardanët, Fazliji shprehu krenarinë që do ta përfaqësojë Kosovën në sfidat e ardhshme.
“Jam shumë i lumtur që m’ka thirrë kombëtarja, tash që kom mujtë me ardhë me u bashkangjitë me ekipin. Jam shumë krenar, për mu është gjithçka shumë e madhe kur vijë këtu, me mbështet kombin e kombëtaren tonë, edhe jom i lumtur, edhe mezi po pres me lujtë në ndeshjet e ardhshme”, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.
Duke folur për përgatitjet, ai vlerësoi atmosferën dhe motivimin brenda skuadrës.
“Stërvitja ke super, direkt me ekipin, ekipi në super formë, krejt jena të lumtur, krejt jena total të motivum e të fokusum, kështu që presim një lojë shumë të mirë ndaj Izraelit si vendas në ‘Fadil Vokrri’”, tha ai.
Kosova fillimisht do të përballet me Izraelin më 14 nëntor në Prishtinë, ndërsa më 17 nëntor do të udhëtojë drejt Dublinit për ndeshjen ndaj Irlandës.
Pas katër ndeshjeve në Grupin B3 të Ligës së Kombeve, Dardanët kanë pesë pikë, aq sa Irlanda, ndërsa Austria kryeson grupin me tetë pikë. Izraeli renditet i fundit me dy pikë./04 Online/
Burimi: 04online
