E premte, 20 Nëntor 2026

Është shtyrë deri në një njoftim të ardhshëm seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën ishte paraparë rishqyrtimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola, i cili tha se vendimi për shtyrje është marrë pas diskutimeve me grupet parlamentare.“Pas diskutimeve me grupet parlamentare, konsideruam që seanca e cila është thirr me 3 pika për vazhdim sot në orën 10, të shtyhet deri në njoftimin e ardhshëm”, tha ai.
Gola bëri të ditur se Kuvendi do t’i vazhdojë punimet me seancën e rregullt.
Në seancën e shtyrë, përveç rishqyrtimit të Ligjit për Specialen, ishte paraparë edhe votimi i dy propozim-rezolutave, njëra për mungesën e barnave onkologjike dhe tjetra për gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
