​Lëshohen patentë-shoferët e parë profesionalë në Kosovë


E premte, 20 Nëntor 2026
​Lëshohen patentë-shoferët e parë profesionalë në Kosovë

Shpërndarja e patentë-shoferëve të parë profesionalë u bë sot në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC) të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, tha se lëshimi i patentë-shoferëve profesionalë shënon një hap të rëndësishëm edhe në përmirësimin e procedurave administrative, duke u mundësuar qytetarëve që të certifikohen si drejtues profesionalë.

Ai shtoi se ky proces është rezultat i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme, përmes Agjencisë së Regjistrimit Civil, dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, me synim ofrimin e shërbimeve më efikase dhe lehtësimin e procedurave për qytetarët.

Të gjithë qytetarët që dëshirojnë të pajisen me patentë-shoferë profesionalë duhet të bëjnë aplikimet përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, ndërsa pas përfundimit të të gjitha procedurave, patentë-shoferi profesional personalizohet përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Me lëshimin e këtij dokumenti, krahas patentë-shoferëve të rregullt dhe atyre ndërkombëtar, arrihet të përmbushet dhe një standard profesional ndërkombëtar në këtë fushë.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit