Deco sqaron situatën e Raphinhas me Brazilin


E premte, 20 Nëntor 2026
Deco sqaron situatën e Raphinhas me Brazilin

Qëndrimi i Raphinhas në grumbullimin e Brazilit, pavarësisht pezullimit për miqësoren ndaj Singaporit, ka nxitur diskutime te Barcelona.

Sulmuesi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Japonisë, por Federata Braziliane vendosi ta mbante në dispozicion për stërvitje, në vend që ta lejonte të kthehej më herët në Spanjë.

Megjithatë, drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka mohuar çdo përplasje mes klubit dhe federatës braziliane.

“Kemi folur me Federatën Braziliane. Kam marrëdhënie shumë të mira me drejtorin e tyre sportiv dhe e kemi diskutuar këtë çështje. Ai ka vazhduar të stërvitet rregullisht dhe nuk ka asnjë problem”, deklaroi Deco për Catalunya Ràdio./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit