Bellingham rikthehet në formën më të mirë


E premte, 20 Nëntor 2026
Bellingham rikthehet në formën më të mirë

Jude Bellingham po kalon një periudhë pozitive, duke rikthyer paraqitjet që e shndërruan në një prej mesfushorëve më të rëndësishëm të futbollit evropian.

Ylli i Real Madridit ka realizuar gjashtë gola dhe ka dhuruar nëntë asistime këtë sezon, duke treguar ndikimin e tij në lojën sulmuese dhe defensive të skuadrës.

Nën drejtimin e Mourinhos, anglezi po aktivizohet në një rol që i mundëson të shfrytëzojë më shumë aftësitë e tij ofensive, pa anashkaluar detyrat në mesfushë. Në Madrid, Bellingham po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një prej figurave kryesore të ekipit./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit