Vidhen mbi 275 mijë euro në një lokal në Prishtinë


E martë, 24 Nëntor 2026
Vidhen mbi 275 mijë euro në një lokal në Prishtinë

Një person ka raportuar në polici se në lokalin e tij në fshatin Lebanë në Prishtinë janë vjedhur mbi 275 mijë euro.

Sipas ankuesit paratë janë vjedhur nga dy arka.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në një lokal privat dhe kanë arritur të vjedhin nga dy arka para me vlerë 275.300 €”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit