E mërkurë, 25 Nëntor 2026

Gjykata Themelore në Pejë në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt i caktoi nga një muaj paraburgim vjehrrës, kunatit dhe dy të tjerëve që ndihmuan në arratisjen e Albert Sylës.
Gjyqtari i procedurës paraprake, Sami Sharaxhiu, i caktoi paraburgimin të pandehurve N.S. dhe D.S., për shkak të dyshimit për veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale Vrasja e rëndë”, ndërsa ndaj të pandehurve M.P. dhe G.B., për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale.
“Masa e paraburgimit ndaj të pandehurve N.S. dhe D.S. llogaritet nga data 24.11.2026, në ora 09:30, deri me datë 24.12.2026, ndërsa ndaj të pandehurve M.P. dhe G.B. nga data 24.11.2026, në ora 10:00, deri me datë 24.12.2026”, njoftoi Gjykata Themelore në Pejë.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale