Mbappé i afrohet rekordit të Messit


E mërkurë, 25 Nëntor 2026
Mbappé i afrohet rekordit të Messit

Kylian Mbappé po shkruan historinë në Ligën e Kampionëve, duke iu afruar njërit prej rekordeve të Lionel Messit.

Me golin e realizuar ndaj PSV-së, sulmuesi francez arriti kuotën e 75 golave në këtë garë, duke u bërë lojtari i dytë më i ri që e prek këtë shifër, pas Messit.

Sipas të dhënave të publikuara nga “Mundo Deportivo”, Mbappé e arriti këtë shifër në moshën 27-vjeçare e 339-ditëshe, ndërsa argjentinasi e kishte bërë këtë në moshën 27-vjeçare e 169-ditëshe.

Në renditjen historike të golashënuesve, Mbappé ka 76 gola dhe mban vendin e pestë, pas Cristiano Ronaldos, Messit, Robert Lewandowskit dhe Karim Benzemas./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit