E mërkurë, 25 Nëntor 2026

Kryeministri i Kosovës nga Brukseli Albin Kurti i bëri thirrje pushtetit të ri në Serbi që ta arrestojë Milan Radoiçiqin, i cili ka marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë, më 24 shtator 2023, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Sipas Kurtit, gjatë qeverisjes së Aleksandar Vuçiqit, Radoiçiqi kishte lëvizur lirshëm në Serbi dhe kishte pasur lidhje të afërta me ish-presidentin serb.
“Shpresojmë që kjo të ndryshojë tani. Ne duhet ta mbrojmë dhe ta ruajmë shoqërinë nga kriminelët”, ka tha Kurti.
Kryeministri Kurti po merr pjesë në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, ku tha se Kosova pret që ta marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Samiti në Bruksel po shihet si një mundësi tjetër që institucionet e bllokut evropian të riafirmojnë përkushtimin ndaj politikës së dyerve të hapura për vendet e rajonit, nëse ato përparojnë në reformat e nevojshme për t’u afruar me strukturat evropiane.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale