E shtunë, 20 Korrik 2013
Gjilan, 20 korrik – Policia e Gjilanit ka arritur ta arrestojë Adnan Xhemajl Alajn (1988), nga Drenoci i Deçanit, i cili për dy ditë resht ka grabitur zinxhir të arit tek tri femra shqiptare.
Agron Uka, prokuror në Prokurorinë Themelore të Gjilanit, tha se Alaj për dy ditë rresht ka grabitur zinxhirët e arit tek tri femra shqiptare.
Alaj të gjitha rastet e grabitjes i ka kryer vet, derisa në polici e ka pranuar veprën dhe ai tani është ndalur në masën e paraburgimit prej 48 orëve, njofton rajonipress.
Alaj kërkohet edhe nga policia e Deçanit, meqë është recidivist dhe ka kryer disa vepra të vjedhje-grabitjes edhe atje.
Etiketa: Arrestim, gjilan, Policia e Kosovës