Pritet lirimi i ish-presidentit Mubarak


E hënë, 19 Gusht 2013

Kajro, 19 gusht – Hosni Mubarak, ish-presidenti Egjiptian i rrëzuar nga pushteti në revoltën e vitit 2011, do të lirohet nga burgu brenda 48 orësh, pasi prokuroria i hoqi atij akuzën për korrupsion, bëri të ditur avokati i tij për agjencinë e lajmeve Reuters.

85-vjeçari Mubarak sidoqoftë do të përballet sërish me gjyqin lidhur me akuzat për urdhërim të vrasjes së protestuesve gjatë revoltës së vitit 2011. “Gjithçka që na ka ngelur është një procedurë e thjeshtë administrative që nuk do të zgjasë më shumë se 48 orë. Ai duhet të lirohet nga fundi i javës,” tha avokati i tij.

Sidoqoftë njëri prej djemve të tij do të mbetet në burg. Mubarak ka dalë disa herë para gjykatës që pas rrëzimit nga pushteti, ndërkohë që lirimi i tij vjen në një kohë që Egjipti po drejtohet nga një qeveri e përkohshme. Koha

Etiketa: ,
Të fundit