Irinej letër drejtoreshës së UNESCO: Pranimi i Kosovës shkatërrim i trashëgimisë së krishterë


E martë, 15 Shtator 2015

Beograd – Kreu i Kishës Ortodokse të Serbisë i ka dërguar letër drejtoreshës UNESCO-s, bullgares Irina Bokova, duke i thënë se pranimi eventual i kërkesës së Kosovës për pranim në këtë organizatë ndërkombëtare, do të kishte ndikim në trashëgimin kulturore të krishterë dhe perspektivën e jetës së përbashkët mes serbëve dhe shqiptarëve dhe popujve tjerë në Kosovë.
Në këtë letër, të cilën e ka nënshkruar edhe patriarku serb Irinej, thuhet se katër objekte fetare në Kosovë të cilat mbrohen nga UNESCO, janë të identifikuara si monumente të kishës Ortodokse Serbe nga mesjeta.

“Heshtja jonë në këtë çështje mund të kuptohet gabimisht, kinse ne me këtë heshtje po e pranojmë këtë kërkesë”, thuhet në këtë letër, transmeton lajmi.net.

Ai është ankuar edhe për shkatërrimin e disa kishave ortodokse, gjatë trazirave të marsit të vitit 2004 në Kosovë.

“Duke u bazuar në të gjitha faktet, neve na dërgojnë në një përfundim se pranimi i Kosovës në UNESCO, nuk do t’i mundësonte këtyre kishave një mbrojtje adekuate”, thuhet në këtë letër.

Etiketa: , , ,

Leave a Reply

Të fundit