Bushati sot në Gjakovë, inauguron Konsullatën e nderit të Shqipërisë


E martë, 20 Tetor 2015

Gjakovë – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati, do të zhvillojë sot një vizitë në qytetin e Gjakovës, ku do të inaugurojë Konsullatën e nderit të Republikës së Shqipërisë në Gjakovë.

Me këtë rast, përveç fjalëve të rastit të shefit të diplomacisë shqiptare, kryetares së komunës Mimoza Kusari-Lila dhe ambasadorit shqiptar në Kosovë Qemajl Minxhozi, është paraparë edhe një program kulturor.

Manifestimi solemn fillon në orën 13:00.

Etiketa: , , ,
Të fundit