E martë, 12 Janar 2016
Berlin – Policia në qytetin gjerman të Leipzig, ka bërë 211 arrestime pasi mbështetësit e ekstremit të djathtë vandalizuan ndërtesat dhe dogjën vetura gjatë një tubimi të thirrur “kundërislamik”.
Trazirat erdhën pasi mijëra aktivistë protestuan në mënyrë paqësore. Ata fajësuan autoritetet gjermane për fluksin e refugjatëve si dhe për sulmin seksual që ndodhi në Këln të Gjermanisë, gjatë festimeve të natës së Vitit të Ri, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.
Zyrtarët thanë se sulmuesit ishin pothuajse nga ana e emigrantëve.
Etiketa: Gjermani