Fotografia origjinale e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit!


E premte, 11 Mars 2016

Fotoja origjinale e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në rreshtin e parë të ulur janë Ali Pashë Gucia, Haxhi Zeka, Ymer Prizereni dhe shumë pashallarë shqiptar në rreshtin e dytë në këmbë janë Abdyl Bej Frashëri, Jaku Ferri dhe Sylejman Vokshi si dhe shumë përfaqësues të tjerë të 4 vilajeteve shqiptare.


Prezenca e Plave Gucisë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit ishte shumë me peshë dhe ndikim të madh historik.

Nëse shohim realitetin e sotëm në vendlindjen tonë ku plaga e rëndë e asimilimit ka bërë të veten, është për të ardhur keq se ka të tillë sot nga komunitetit boshnjak në Plavë dhe Guci që mohojnë edhe rrënjët e origjinës së tyre duke pretenduar se Ali Pasha dhe Jakup Ferri nuk janë shqiptarë, atëherë shtrohet një pyetje e thjeshtë;

Ali Pashë Gucia dhe Jakup Ferri pse shkuan për të lidhur besën dhe mbrojtur Shqipërinë me vëllezërit e tyre në Prizren dhe jo në Sarajevë!!!?

Plava dhe Gucia historikisht ishin arenë luftërash për mbrojtën e çështjes kombëtare, por edhe historikisht si rrjedhojë e luftërave dhe përndjekjeve u rrezikua shpesh herë qenia shqiptare dhe mbijetesa e tyre, mirëpo Plava dhe Gucia fal gjeneve të patërta Iliro-Shqiptare sërish do mëkëmbet dhe do të jetë e denjë si territor dhe krahinë e nderuar e shqiptarisë.

Etiketa: ,

Leave a Reply

Të fundit