Ibra paralajmëron Bale: Të presin fishkëllima


E enjte, 12 Shtator 2013

Zlatan Ibrahimovic mendon se do të jetë vështirë për Gareth Bale të përballet me presionin te Real Madridi, pas transferimit të tij rekord nga Tottenhami.

“Për asnjë futbollist nuk vlen të paguhet aq shumë para. Ka shumë presion në të. E di se kur Zidane luante te Madrid, tifozët e fishkëllenin atë. Nëse ata mund t’i fishkëllenin Zidane, për mua një prej lojtarëve më të mirë në histori, shpresoj Bale të ketë shumë durim”.

“Unë kisha një ëndërr të shkoja te Barcelona, por tash mendoj se ju ndoshta duhet ta mbani ëndrrën, në vend se ta realizoni atë”.

“Lëvizja e Bale më duket e ngjashme me transferimin tim te Barcelona, por ajo çfarë e krijon situatën dhe çmimin që duhet paguar është media, klubi që shet dhe sa i paepur është klubi që blen, për të blerë një emër të madh”, ka thënë Ibra për BBC Sport.

Etiketa: , ,
Të fundit