Franca mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së


E premte, 20 Shtator 2013

Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku priti në takim delegacionin e senatorëve francez, që njëherësh formojnë Grupin e Miqësisë në mes të Francës dhe Ballkanit Perëndimor.
Ky delegacion ishte i përbërë nga Patrice Gelard, Jean Pierre Michel, senatorë si dhe Sebastien Richard, administrator parlamentar.

Në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe në veçanti avancimin e perspektivës Evropiane të Kosovës.

Çitaku informoi delegacionin për progresin në fushat e identifikuara në Studimin e Fizibilitetit, për fillimin e negocimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim si dhe për marrëveshjen me Republikën e Serbisë të arritur me 19 Prill në Bruksel.

Ministrja ndër të tjerat tha: “Ne duhet të punojmë shumë në mënyrë që të implementojme këtë marrëveshje historike, ngase kjo marrëveshje ka hapur një kapitull të ri në Ballkan dhe shpresojmë që impakti të jetë pozitiv jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë por për të gjitha vendet e rajonit. Në të njëjtën kohë Kosova do të vazhdojë të jetë një zë i fuqishëm i promovimit dhe sensibilizimit të vlerave të përbashkëta evropiane”.

Në emër të delegacionit, Gelard përgëzoi ministren për arritjen e marrëveshjes me Serbinë si dhe për të arriturat e Kosovës në përgjithësi, duke thënë se: “Franca i gëzohet arritjes së akordit në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe është e gatshme që të ndihmojë në implementimin e mëtutjeshëm të kësaj marrëveshje, e jo vetëm këtë por Franca vazhdon të përkrahë Kosovën në rrugën e saj të gjatë por të sigurt drejt BE-së. Roli konstruktiv i Kosovës është për tu përshëndetur dhe Kosova duhet të vazhdojë të shërbejë si shembulli pozitiv që është”. /Telegrafi/

Etiketa:

Leave a Reply

Të fundit