E premte, 4 Tetor 2013
Prishtinë, 4 tetor – Kryetari aktual i Komunës së Skenderajt dhe kandidat i PDK-së për kryetar edhe për zgjedhjet e 3 nëntorit, i akuzuar dhe i arrestuar si anëtar i të ashtuquajturit Grupi i Drenicës, Sami Lushtaku sot është dërguar sërish në burg nga QKUK-ja, ku thuhej se ishte për mjekim.
Burimi i Koha.net, bën me dije se Lushtaku pas orës 16 e 30 minuta është marrë nga Kardiokirurgjia dhe është dërguar në burg, dhe ky arrestim i kryer nga ana e EULEX-it është bërë pa pëlqimin e mjekut Nexhmi Zeqiri.
Etiketa: Kosovë, sami lushtaku