E mërkurë, 26 Prill 2017
Prizren – Policia e Kosovës ka arritur të konfiskojë rreth 270 kilogramë drogë.
Njësiti antidrogë ka marrë aksion në fshatin Krushë e Madhe të Prizrenit, ku edhe është gjetur sasi e madhe e substancave narkotike.
Indeksonline mëson se është arrestuar personi me inicialet F.G. Policia e Kosovës ka paralajmëruar konferencë të jashtëzakonshme, ku do të jepen më shumë detaje rreth këtij operacioni.
Etiketa: droge, konfiskim, Policia e Kosovës, Prizren