E martë, 9 Maj 2017
Pas 30 xhirosh Trepça ‘89 e ka siguruar matematikisht titullin e kampionit edhe pse janë edhe tre ndeshje për tu luajtur.
Skuadra e Zekerija Ramadanit shënoi fitore si mysafirë i Besës që këtë ndeshje e zhvilloi me njomakë (0-2), pasi skuadra e parë janë në bojkot.
Otto John shënoi golin e parë në fund të pjesës së parë, ndërsa Muharrem Jashari shënoi një super gol për ta mbyllur këtë ndeshje.
Trepça ‘89 ka tubuar deri më tani 74 pikë, që janë 13 më shumë se përcjellësi i parë Feronikeli.
Më meritori për titullin e parë të mitrovicasve në histori ishte padyshim sulmuesi nigerian John Otto John që shënoi 24 gola.
Etiketa: Superliga e Kosovës, trepca 89