E shtunë, 9 Nëntor 2013
Tiranë, 9 nëntor – Kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se më 16 nëntor në Prizren do të mbahet mbledhja e parë e përbashkët midis dy qeverise, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Në profilin e tij ne Facebook, Rama ka ndarë me miqtë një foto bashkë me ministren e Integrimit të Kosovës, Vlora Çitakun dhe delegacionin që e shoqëronte atë gjatë vizitës së djeshme në Tiranë.
“Me Vlora Çitakun dhe delegacionin simpatik të Ministrisë së Integrimit të Kosovës, për të folur për përgatitjet e agjendës të mbledhjes së parë të dy qeverive, që do të mbahet më 16 nëntor në Prizren”, ka shkuar Rama.
Etiketa: Mbledhja e Qeverive