E hënë, 16 Tetor 2017
Hoxhaj ka ofruar mbështetjen e tij si zëvendës kryeministër për shoqatën dhe komunitetin e të verbërve në Kosovë. Ai ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës tashmë është duke punuar për ta publikuar Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës edhe në alfabetin e brailit.
Po ashtu, Hoxhaj ka thënë se brenda mundësive buxhetore do të nisë edhe publikimi i librave shkollorë në alfabetin brail në mënyrë që ky komunitet të ketë qasje më të lehtë në arsimim. Hoxhaj tha se po ashtu po shikohen mundësitë e angazhimit të personave të verbër në institucionet publike.
Në fillim të marrjes së detyrës, Hoxhaj ka pritur përfaqësuesit e Shoqatës së të Verbërve, për t’i dëgjuar problemet e tyre në mënyrë që të mund të gjendet zgjidhje për to.
Etiketa: Aktuale, Enver Hoxhaj, Kosovë, personat e verber