E martë, 17 Tetor 2017
Sulmet erdhën disa ditë pasi një çift amerikano-kanadez i mbajtur peng nga talebanët u liruan nga një zonë në veriperëndim të Pakistanit.
Të premten, dronët amerikanë u panë duke qëndruar pezull afër vendit ku amerikania Caitlan Coleman dhe bashkëshorti i saj kanadez, Joshua Boyle, dhe tre fëmijët e tyre, të gjithë të lindur në robëri, u liruan, pasi ishin rrëmbyer nga rrjeti Haqqani teksa e vizitonin Afganistanin në vitin 2012.
“Tre dronë i shkrepen gjashtë raketa në sulmin e të hënës ndërsa dy raketa tjera sot”, ka thënë zyrtari i lartë administrativ i Agjencisë Kurram, Baseer Khan Wazir, transmeton Express.
Etiketa: Afganistan, pakistan