E mërkurë, 1 Nëntor 2017
Gjakovë – Në orët e paradites së sotme Policia e Kosovës, gjegjësisht Stacioni Policor në Gjakovë ka marrë informata për një rast, gjuajtje me armë.
Sipas Policisë, incidenti ka ndodhur në rrugën “Xhafer Lipoveci”, ndërsa me të dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vrasjen e një personi, rreth 30 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar edhe mjeku.
Po sipas Policisë, kryesi kishte hyrë në lokalin ku i ndjeri punonte dhe e ka qëlluar për vdekje viktimën.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuar është E.B ,kosovar/shqiptar i lindur me 09.02.1996 në Pejë, me banim në Gjakovë.
Ndër tjerash thuhet se deri tek ky rast tragjik ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje e mëhershme për motive të ulëta.
Përveçse i dyshuari mbahet në ndalim policor, policia ka thënë se arma është konfiskuar dhe rasti vazhdon të hetohet nga njësiti për Krime të rënda nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.
Ndërkohë në adresë të Telegrafit kanë ardhur disa fotografi të cilat thuhet se janë bërë në vendin e ngjarjes.
Etiketa: Gjakovë, krim, Policia e Kosovës, Vrasje