Numri i madh i aplikuesve, zgjat procedurat e zgjedhjes së policëve të rinj


E diel, 10 Qershor 2018

Prishtinë – Afro 18 mijë persona aplikuan në konkursin e fundit që pati Policia e Kosovës, për pjesëtarë të rinj.

Tashmë të gjithë këta kandidatë janë në pritje të njoftimeve të Policisë së Kosovës lidhur me atë se a kanë dorëzuar aplikacionet e përmbushura në mënyrë të duhur.

Kështu të paktën është thënë nga Policia e Kosovës për Indeksonline. Ndryshe ditëve të fundit edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë ngritur shqetësime për mostransparencën që po bëhet në Policinë e Kosovës lidhur me proceduralin e zgjedhjes së personave që pritet të bëhen pjesë e këtij institucioni.

Por ndryshe thuhet nga Policia, pasi sipas tyre procedurat janë të gjitha në transparencë e sipër.

“Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, në harmoni me të gjitha procedurat dhe kriteret e parapara, duke përfshirë edhe transparencën rreth kësaj çështje. Sikurse edhe proceset e kaluara edhe ky proces i rekrutimit ka qenë dhe do te jetë shumë transparent”, është thënë ndër të tjerash në përgjigjen e Zyrës për Informim nga Policia e Kosovës.

Etiketa:
Të fundit