Të gjitha universitetet publike do ta hapin konkursin për studentë në një ditë


E hënë, 11 Qershor 2018

Prishtinë – Universitetet publike do të shpallin konkurset për pranimin e studentëve për vitin akademik 2018/19 në të njëjtën ditë.

Për këtë janë dakorduar rektorët e këtyre universiteteve në takimin e radhës së Konferencës së Rektorëve që u mbajt të hënën në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, përcjell Klan Kosova.

“Rektorët thanë se kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për hapjen e konkurseve për pranimin e studentëve në vitin akademik 2018/19. Konkurset do të hapen pasi Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të miratoj propozimet për numrin e studentëve që do të pranohen në secilin universitet”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga Universiteti i Mitrovicës.

“Në këtë mbledhje, rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, prof. Dr. Ramë Vata, u zgjodh kryesues i ri i Konferencës së Rektorëve, i cili do të pasoj në këtë post rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof.dr. Marjan Dema. Zëvendëskryesues u zgjodh, rektori i Universitetit “Haxhin Zeka” në Pejë, prof. dr. Fadil Millaku”.

Rektorët sot kanë falënderuar kryesuesin e deritashëm të Konferencës së Rektorëve, prof.Dr. Marjan Dema, për angazhimin dhe punën e bërë.

Etiketa: ,
Të fundit