Vetting me përfshirje të ndërkombëtarëve


E mërkurë, 29 Gusht 2018

Prishtinë – Dorëheqja e ish-prokurorit Elez Blakaj, siç ka thënë ai për shkak të hetimeve që i ka zhvilluar për fryrje të listave të veteranëve të UÇK-së është bërë shkak që shoqëria civile t’i nisë protestat, duke kërkuar shkarkimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi dhe një vetting për gjyqësorin në vend.

Madje pro procesit të vettingut kanë dalë edhe disa nga subjektet politike, të cilat e kanë konsideruar si të domosdoshëm një gjë të tillë në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Mbështetje për këtë proces ka ofruar edhe Bashkimi Evropian, i cili ka bërë të ditur se BE-ja mund ta ndihmojë Kosovën për ta realizuar procesin e vettingut në sistemin e drejtësisë nëse institucionet vendore kërkojnë mbështetjen e tyre.

Lidhur me këtë çështje, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se procesi i vettingut është i pakompromis.

“IKD në vazhdimësi përmes raporteve të monitorimit sistematik të sistemit të drejtësisë ka shpërfaqur problemet me të cilat përballet sistemi i drejtësisë në Kosovë, me mungesë efikasiteti, llogaridhënie, transparence, korrupsion të brendshëm dhe mungesë besimit nga ana e publikut. Në këtë drejtim një proces i vettingut është i pakompromis dhe rruga të vetme e depolitizimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë”, u shpreh Miftaraj.

Etiketa: , , ,
Të fundit