E hënë, 26 Nëntor 2018
PEJË – Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.
Peja është pikëtakimi i mbledhjes së dy qeverive që në total është e pesta mes tyre.
Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes do të nisë në orën 10:15, në mesditë do të nënshkruhen marrëveshjet e arritura kurse pas gjysmë ore do të ketë një konferencë të përbashkët të të dy palëve.
Aktiviteti përfundon në orën 13:00 me fotografinë e përbashkët të të dy kabineteve.
Etiketa: Aktuale, Kosovë, Mbledhja e Qeverive, Pejë, Shqipëri