E hënë, 8 Korrik 2019
Gabriel Jesus ka shënuar një gol dhe ka asistuar një herë para se të përjashtohej, derisa Brazili fitoi për herë të parë pas 12 vjetësh titullin e Kupës së Amerikës.
Brazili mposhti mbrëmë Perunë me rezultat 3:1, shkruan BBC.
Ka qenë Paolo Guerreo që pas golit të Everton barazoi shifrat në 1:1 për të kthyer shpresën te peruanët, por që ishte Jesus që jo shumë pas tij qoi “Selecao” në epërsi.
Kur kishin mbetur edhe 20 minuta lojë Jesus u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, derisa lëshoi fushën në lot.
Kjo është hera e nëntë që Brazili fiton Kupën e Amerikës dhe është suksesi i tyre i parë që prej kur fituan medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Rio më 2016.
Etiketa: Brazili, Copa America, kampion