E premte, 27 Mars 2020
U bë futbollisti i parë i Kosovës që u prek nga coronavirusi dy javë më parë.
Por tani pas dy jave izolim, Valdrin Mustafa ka marrë lajmin më të mirë të vitit, pasi testi i fundit që ka bërë ka rezultuar negativ.
Ylli i skuadrës gjermane Hannover 96 këtë gjë e ka konfirmuar në një prononcim për Telegrafin.
Pas 14 ditëve izolim së bashku me familjen e tij, Mustafa ka thënë se më nuk ka asnjë simptomë të Covid-19 dhe se ka dalë negativ.
Etiketa: Coronavirus, Gjermani, Hannover 96, Valdrin Mustafa