Trafoja elektrike me dyer të hapura, rrezik për banorët e Arbanës


E shtunë, 9 Janar 2021

PRIZREN – Një trafo elektrike që gjendet afër shkollës fillore Ibrahim Fehmiu të lagjes Arbana përbën rrezik për kalimtarët e rrugës Jashar Salihu.

Kjo trafo nuk ka mirëmbajtjen e duhur teknike, banorët bënë të ditur se dera e saj është e hapur duke shkaktuar rrezik potencial për kalimtarët e sidomos për fëmijët, njofton Prizren Post.

Lokacioni i saj është jo më shumë se 20 metra nga shkolla. Banorët i bëjnë thirrje KEDS-it për riparimin e trafos ngase mirëmbajtja është përgjgjësi e tyre.

Etiketa: , ,
Të fundit