E enjte, 22 Prill 2021
PRIZREN – Qendra historike e qytetit do të bëhet me rrjet nëntokësor të kabllove të rrymës elektrike.
Tanimë KEDS ka filluar punimet për jetësimin e një projekti shumë të rëndësishëm, të futjes së kabllove të rrymës elektrike, dhe të atyre të internetit dhe të televizorëve, në rrjet nëntokësor, njofton kryetari Haskuka.
“Ky projekt, ka filluar me vonesë për shkak se kemi pritur që KEDS t’i bëjë përgatitjet e duhura dhe t’i fillojë punimet, që u vonuan për shkak të pandemisë. Plani dinamik i punimeve pritet të zgjasë për rreth 40 ditë, ndërkaq kërkoj mirëkuptimin e qytetarëve për këtë periudhë të punimeve për këtë projekt, i cili do të krijojë një pamje edhe më të bukur për qytetin tonë.” – shkroi Haskuka në rrjetin social Facebook.
Etiketa: Aktuale, keds, Mytaher Haskuka, Prizren