E hënë, 30 Tetor 2023
JERUSALEM – Ushtria izraelite të hënën tha se po “përparon gradualisht” në Rripin e Gazës.
“Ne po kryejmë një operacion të zgjeruar tokësor në brez,” u tha gazetarëve zëdhënësi i ushtrisë Daniel Hagari.
Ai tha se trupa shtesë izraelite hynë në Rripin e Gazës ditën e kaluar.
Aktiviteti sulmues në Gaza do të “vazhdojë të intensifikohet në përputhje me fazat e konfliktit dhe objektivat e tij”, tha Hagari.
Ushtria izraelite zgjeroi të premten sulmet ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që nga ofensiva e befasishme e Hamasit më 7 tetor.
Gati 9,500 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë 8,005 palestinezë dhe më shumë se 1,538 izraelitë.
Etiketa: Gaza, Izrael, Palestinë