Zv. Ministri Sallahu: Blerim Devolli është proceduar tek përmbaruesi


E martë, 23 Janar 2024

PRISHTINË – Zëvendësministri i Drejtësisë Blerim Sallahu sot përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka njoftuar se biznesmeni kontravers Blerim Devolli është proceduar tek përmbaruesi sipas legjislacionit në fuqi.

Shkrimi i plotë i zv. ministrit Sallahu:

Blerim Devolli është proceduar tek përmbaruesi sipas legjislacionit në fuqi

4 vite më parë filloi procesi në Tribunalin Ndërkombëtar të Arbitrazhit, me ç’rast Blerim Devolli kishte paditur Republikën e Kosovës, kinse shteti ynë nuk e ka mbrojtur si investitor i huaj, duke kërkuar t’i paguhen atij, dëmet në shumën prej 44,408,000.00 euro.

Përkundër tentimit të tij për të përfituar shuma milionëshe nga Republika e Kosovës, Tribunali kishte vendosur që paditësi, Blerim Devolli t’i paguajë Republikës së Kosovës shumën prej 1,330,706.05 euro në emër te shpenzimeve të shkaktuara.

Blerim Devolli nuk e ka kryer pagesën në mënyrë vullnetare, prandaj Avokatura Shtetërore ka vazhduar me procedurë në Gjykatën Komerciale për njohjen dhe ekzekutimin e vendimit final të Arbitrazhit.
Meqenëse tashmë kanë përfunduar të gjitha procedurat dhe Blerim Devolli nuk e ka përmbushur detyrimin vullnetarisht, Republika e Kosovës është e detyruar që çështjen ta dërgoj në procedurë përmbarimore sipas legjislacionit në fuqi.

Etiketa: , , ,
Të fundit