Votimi për largimin e kryetarëve shqiptarë në veri, drejt dështimit


E diel, 21 Prill 2024

MITROVICË – Në katër komunat e banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, më 21 prill votohet për largimin e katër kryetarëve shqiptarë.

Interesimi i qytetarëve për të votuar ishte minimal pasi pak ditë para votimit, Lista Serbe, ftoi për bojkot me arsyetimin se listat e votuesve “nuk e pasqyrojnë gjendjen reale në terren”, duke thënë se numri i shqiptarëve në listat e votuesve “ishte rritur”.

Etiketa: , , ,
Të fundit