Greqi, disa fshatra në ishullin Kios evakuohen si masë paraprake për shkak të zjarrit


E martë, 24 Qershor 2025



Greqia ka vendosur të evakuojë disa fshatra si masë paraprake për shkak të zjarrit pyjor në ishullin Kios, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve të televizionit shtetëror grek ERT, zjarri pyjor në ishullin e Kiosit ka dëmtuar zonat bujqësore dhe pyjore në zonë ndërsa flakët i janë afruar fshatit Lithi.

Në rajonin ku dominojnë erërat e forta, u vendos që të evakuohet fshati si masë paraprake.

Si masë paraprake për shkak të zjarrit në ishull u evakuuan gjithashtu fshatrat Ververato dhe Zifias ndërsa theksohet se dëme u shkaktuan edhe në rrjetet e lidhjes së energjisë elektrike.

Në ishull vazhdojnë nga toka dhe ajri përpjekjet për shuarjen e zjarreve.







Të fundit