Albin Kurti uron besimtarët mysliman për Ramazanin


E hënë, 8 Korrik 2013

Më poshtë ju sjellimin urimin e lideritë të VV-së për muajin e bekuar të Ramazanit:

Të nderuar vëllezër dhe motra të besimit islam,

Muaji i shenjtë i Ramazanit, si muaj i adhurimit, mëshirës dhe pendimit, na mundëson që të dëshmojmë përkushtimin tonë për pastërti shpirtërore, humanitet, solidaritet, ndershmëri, tolerancë dhe dashuri.

Ky muaj le të na shërbejë si inspirim për bashkim, sinqeritet, mirëkuptim dhe dashuri mes njëri-tjetrit duke u ngritur mbi bindjet tona personale për një ide më madhore.

Në emrin tim personal dhe në emër të Levizjes Vetevendosje, ju uroj fillimin e muajit të Shenjtë të Ramazanit, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë dhe pranim të lutjeve tuaja.

Albin Kurti

Etiketa: ,
Të fundit