E premte, 13 Shkurt 2026

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka rënë në një pusetë në rrugën “Behije Dashi” në Gjakovë dhe është shpëtuar nga zjarrfikësit.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj për Klankosova.tv bëri të ditur se puseta ku ra viktima ishte pa kapak.
Ndërkaq, viktima kishte pësuar lëndime të lehta trupore.
“Sot, rreth orës 09:30, jemi njoftuar se në rrugën “Qazim Lleshi” në Gjakovë, një person mashkull (madhor) ka rënë në një puset në rrugë, e cila ishte pa kapak. Si pasojë e incidentit, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor. Policia ka dal në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe inspektori përkatës komunal. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, njoftoi Elezaj për Klankosova.tv
Gjakovë: Një person bie në pusetë, shpëtohet nga zjarrfikësit
Burimi: klankosova
