Rüdiger drejt rinovimit, Ceballos në largim – Real Madridi përgatit ndryshime të mëdha në verë


E premte, 17 Prill 2026
Rüdiger drejt rinovimit, Ceballos në largim – Real Madridi përgatit ndryshime të mëdha në verë

Antonio Rudiger është shumë afër që të zgjasë bashkëpunimin me Real Madrid. Sipas gazetarit Matteo Moretto, mbrojtësi gjerman, kontrata e të cilit skadon në qershor, ndodhet në negociata të avancuara me klubin dhe marrëveshja pritet të mbyllet së shpejti.

Në anën tjetër, Dani Ceballos duket se është në prag të largimit nga madrilenët gjatë verës. Ajax ka shprehur interes konkret dhe tashmë ka vendosur kontakt me përfaqësuesit e lojtarit.

Sa i përket talentit të ri Valdepenas, i cili debutoi këtë sezon me ekipin e parë, ai ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve evropiane. AC Milan është tërhequr përkohësisht nga gara për shkak të pakënaqësisë me formulën e ndarjes 50% të kartonit, ndërsa Eintracht Frankfurt shihet aktualisht si opsioni më i avancuar për transferimin e tij.

Real Madrid pritet të jetë mjaft aktiv gjatë merkatos së verës, pasi klubi po përgatit një fazë të re riorganizimi të skuadrës.


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit