E shtunë, 13 Shtator 2014
Arsenali dhe Manchester City kanë ndarë pikët të shtunën në “Emirates Stadion”, duke luajtur baras 2-2, në kuadër të xhiros së katërtë të Premier League-s.
Derbi i kësaj fundjave është përshkruar me lojë të fortë, rastet të shumta dhe katër gola të shënuara.
Kampionët në fuqi të Anglisë, pas 28 minutave lojë përmes Sergio Agueros zhbllokuan rezultatin duke kaluar në epërsi prej 0-1, rezultat më të cilën u mbyll pjesa e parë.
Lojë dinamike është luajtur edhe në pjesën e dytë. “Topçinjtë” me gjithë forcat kërkon rrugën e golit të cilën e gjetën përmes Jack Wilsher në minutën e 63-të, kurse për epërsinë e Arsenalit u përkujdes Alexis Sanchez në minutën e 74-të.
Futbollistët e Cityt pas golit të pësuar u vërsulen drejt portës së “qytetarëve”, dhe me anë të Martin Demichelis (83) shënuan golin e barazimit, gol ky ia siguroi një pikë nga ky udhëtim i vështirë skuadrës së Manuel Pellegrinit.
Arsenal tani ka gjashtë pikë dhe zë vendin e gjashtë, aq sa kanë edhe Tottenham e Liverpool, kurse City ndanë pozitën e tretë më Aston Villan me nga shtatë pikë të tubuara.
Etiketa: Arsenal, Manchester City, Premier League