“Adidas”, “Nike”, prodhohen në Podujevë


E shtunë, 12 Prill 2014

Në rajonin e Podujevës është zbuluar një punëtori për falsifikim të veshmbathjeve të firmave të njohura, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Në atë “fabrikë” janë gjetur materialet që kanë shërbyer për falsifikimin si dhe logo të brendeve si ‘Adidas’, ‘Nike’, ‘Tom Tailor’ të falsifikuara dhe të cilat përdoreshim për vendosje në veshmbathje pa etiketa, ashtu që të mashtrojnë konsumatorët.

Doganierët dhe zyrtarë të ATK-së kanë konfiskuar produktet dhe pas përfundimit të procedurave hetimore pritet ngritja e kallëzimit penal për prodhim ilegal, falsifikim të markave tregtare dhe mashtrim të blerësve.

Sipas Doganës, ky aksion është zhvilluar në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Prishtinës që përfshinte bastisje në katër lokacione dhe kontroll dokumentar në një lokacion.

Tri bastisje janë realizuar në Prishtinë në pika të ndryshme, sepse është dyshuar se ka mallra të falsifikuara. Të gjitha bastisjet janë realizuar me sukses dhe është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e mallrave të falsifikuara.

Në një “fabrikë” në Podujevë janë gjetur materialet që kanë shërbyer për falsifikimin si dhe logo të brendeve si ‘Adidas’, ‘Nike’, ‘Tom Tailor’ të falsifikuara dhe të cilat përdoreshim për vendosje në veshmbathje pa etiketa, ashtu që të mashtrojnë konsumatorët./zeri/

Etiketa: , , ,