E hënë, 21 Shtator 2026

Pas humbjes së Real Madridit në derbin ndaj Atletiko Madridit dhe shpërthimit të Zhoze Mourinjos kundër arbitrit në konferencën për shtyp, në qendër të vëmendjes ka dalë edhe Xhud Bellingham.
Në rrjetet sociale janë publikuar pamje ku mesfushori anglez, teksa largohej nga fusha, i drejtohet arbitrit spanjoll me tone të ashpra: “O Zot, çfarë turpi. Dy kartonë të kuq, dy kartonë të kuq! Bir ku*ve”.
Por përse Bellingham nuk u ndëshkua me karton të kuq? Sipas pamjeve të publikuara, anglezi i ka drejtuar këto fjalë nga një distancë dhe arbitri nuk duket se i ka dëgjuar. Për këtë arsye, incidenti nuk u konstatua në momentin kur ndodhi dhe nuk pati ndëshkim për lojtarin e Real Madridit.
Pamjet u regjistruan nga një tifoz në stadium dhe më pas u publikuan në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta. Tashmë mbetet për t’u parë nëse ky episod do të shqyrtohet nga organet disiplinore dhe nëse Bellingham mund të përballet me ndonjë masë të mëvonshme.
Burimi: 04online
