Ahmeti: Kisha ortodokse është objekt pa leje


E mërkurë, 16 Prill 2014

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti thotë se Kisha ortodokse në oborrin e Universitetit të Prishtinës është objekt pa leje. Ai ka thënë se pas fillimit të procesit të trajtimit të ndërtimeve pa leje çdo objekt pa leje duhet të aplikojë për legalizim, ndërkohë që komuna më pas do të trajtojë të gjitha këto.

“Ka pasur disa ide për trajtimin e saj por, në përgjithësi do të ketë debat publik për të gjitha rastet e tilla që përcaktojnë pamjen dhe funksionalitetin e qytetit tonë. Për të gjitha këto do të diskutojmë kur të vi koha”, ka shkruar Ahmeti në facebook./Indeksonline/

Etiketa: , ,