Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Aksident i rëndë në Prishtinë: Vetura shkel 6-vjeçarin (Foto)

Prizren Post | 21:17 - 08.06.2017

Sipas informatave nga vend i ngjarjes, thuhet se një fëmijë i moshës 6 vjeçare është shkelur rëndë nga një veturë.

Krejt ngjarja sipas dëshmitarëve ndodhi kur 6 vjeçari kishte dal në rrugën ku qarkullonin automjetet për ta marrë topin i cili i kishte rënë aty.

Policia dhe ambulanca shihet të jenë në vendin e ngjarjes, kurse raportohet se fëmija është në gjendje të rëndë. 

Ndërkaq, policia nuk ka qenë e qasshme për të dhënë informata më të hollësishme.

Vlen të theksohet se në këtë rrugë veturat vozisin me një shpejtësi shumë të lartë, madje nuk ka as policë të shtrirë.


Etiketa:
Arivisti Company