E hënë, 27 Korrik 2026

Paris Saint-Germaini nuk ka ndërmend ta shesë lehtë Bradley Barcolan.
Klubi francez i ka vendosur një çmim prej plot 145 milionë eurosh sulmuesit anësor, duke ua bërë të qartë Arsenalit dhe Liverpoolit se vetëm një ofertë e jashtëzakonshme mund ta ndryshojë situatën.
Sipas “The Times”, Barcola vazhdon të jetë një nga objektivat kryesorë të dy gjigantëve të Premierligës, të cilët po i monitorojnë nga afër zhvillimet, përcjell “Gazeta Express”.
Megjithatë, PSG nuk është nën presion për ta shitur dhe ka vendosur një vlerësim shumë të lartë për kartonin e francezit.
Edhe pse konkurrenca në repartin ofanziv të PSG-së është rritur, drejtuesit e klubit besojnë se Barcola mbetet një aset i rëndësishëm.
Për këtë arsye, Arsenali dhe Liverpooli për momentin po qëndrojnë në pritje, duke vlerësuar nëse do ta bëjnë një lëvizje konkrete ose do të orientohen drejt objektivave të tjerë.
Nëse ndonjë klub dëshiron ta transferojë Barcolan këtë verë, do të duhet t’i paguajë plot 145 milionë euro, një shumë që do ta bënte francezin një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e futbollit.
Burimi: 04online
