Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar


E premte, 17 Korrik 2026
Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 14:30 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në fshatin Doberllukë. Në aksident janë përfshirë dy automjete në lëvizje, ndërsa si pasojë e përplasjes tre persona kanë pësuar lëndime trupore”, deklaroi Zaiti.

Sipas tij, personat e lënduar kanë kërkuar dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

“Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti”, tha ai.

Aksident në Vushtrri, policia dhe ambulanca në vendngjarje (VIDEO)


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit