Aksion kundër shmangies së tatimit në Ferizaj, inspektohen 32 auto-parkingje


E mërkurë, 29 Korrik 2026
Aksion kundër shmangies së tatimit në Ferizaj, inspektohen 32 auto-parkingje

Sipas njoftimit zyrtar, aksioni është realizuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë kontrollit të zhvilluar nga ora 09:20 deri në 15:30 janë inspektuar gjithsej 32 auto-parkingje në qytetin e Ferizajt. Sipas autoriteteve, gjatë inspektimeve janë evidentuar shkelje të ndryshme të kryera nga pronarët e bizneseve.

Inspektorët kanë përpiluar procesverbale për të gjitha gjetjet e konstatuara, ndërsa është bërë e ditur se në vazhdim do të ndërmerren veprimet procedurale në përputhje me kompetencat ligjore.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit