E enjte, 30 Korrik 2026

Policia e Kosovës ka kryer kontrolle tek dy persona në Podujevë.
Në njoftim bëhet e ditur se të dyshuarit janë arrestuar, pasi tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike, një thikë, një peshore, dy bluarës, dy pako me letra dhe tre telefona.
âDyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 18.22 gramë substancë narkotike, një thikë, një peshore, dy bluarës, dy pako me letra dhe tre telefona. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregulltâ, thuhet në njoftim./Klankosova.tv
Burimi: klankosova
